Flash News

KRYESORE

Albin Kurti: Hashim Thaçi si Gruevski, do kërkojë azil politik në Rusi

Albin Kurti: Hashim Thaçi si Gruevski, do kërkojë azil politik

Kreu i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, në një konferencë për mediat në Kosovë, i ka kërkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismasocialdemokrate të mos e formojnë ekipin negociator që do t’i shërbente Hashim Thaçit.

Kurti është shprehur se Thaçi do të shkojë drejt rrugës së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Para dy viteve e gjysmë pak kujt, në mos askujt, nuk ia mori mendja që fiton Trump dhe ngjan Brexit. Por, askujt para një viti e gjysmë nuk ia mori mendja se Gruevski do të kërkoi azil në Hungari, e kësaj rruge drejt azilit politik, por në Rusi, është edhe Hashim Thaçi. Ne nuk mund ta ndalim rrugëtimin e tij, por mund ta ndalim që të mos e marrë me vete edhe Kosovën”, është shprehur Kurti.

 

Të fundit