Flash News

KRYESORE

Albin Kurti kërkon zgjedhje të reja me 14 qershor

Albin Kurti kërkon zgjedhje të reja me 14 qershor

Dje, Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezulloi dekretin e presidentit Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e LDK për krijimin e qeverisë së re. Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka dalë me një kërkesë të re.

Përmes një postimi në profilin zyrtar të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, Kurti ka bërë me dije se nuk ka rrugë tjetër veçse vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe sipas tij data më e mirë e mundshme – e kushtëzuar edhe prej pandemisë së koronavirusit është 14 qershori.

“Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga presidenti nuk e përkrah as kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë. Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten ca. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje.”

Të fundit