Flash News

KRYESORE

Albin Kurti merr në dorë negociatat për qeverinë e re: Të gatshëm për diskutime me të gjitha partitë, jo me PDK

Albin Kurti merr në dorë negociatat për qeverinë e re:

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryeministrit, Albin Kurti i ka ftuar partitë politike që të fillojnë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se vota e 11 qershorit ka treguar se qytetarët duan ndryshime, duke “ia ka mohuar” koalicionit fitues të zgjedhjeve të drejtën që ta formojë qeverinë e re.

‘Vetëvendosje’ ka dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit si subjekti i dytë pas koalicionit të Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma.

Por, Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosja, si partia sipas tij më e votuar, tashmë është e gatshme të marr nën drejtim Qeverinë e re.

Sipas tij, Qeveria e re duhet të jetë qeveri e ndryshimeve. Ai ka ftuar sidomos Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën Kosova e Re dhe Alternativën që të ulen dhe bisedojnë me Vetëvendosjen për formimin e Qeverisë së re, raporton Rtk.

Po ashtu, Kurti ka thënë se një subjekt tjetër që mund t’i bashkohet këtij koalicioni është edhe partia Nisma për Kosovën, pakicat, si dhe deputetët veç e veç.

Politikania e PDK-së e qetë pas rezultatit: Koalicion me Vetëvendosjen? Kurrë nuk i dihet

Të fundit