Flash News

KRYESORE

Albin Kurti, mesazh Hashim Thaçit nga kazerma “Adem Jashari”

Albin Kurti, mesazh Hashim Thaçit nga kazerma “Adem Jashari”

Në kuadër të 22 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një fjalë në një aktivitete në kazermën “Adem Jashari”.

Duke cekur edhe ccështjes e ditëve të fundit kur flitet për një ‘konflikt’ të tijin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti tha se aleancën e shqiptarëve me SHBA-të nuk e cenon askush.

“Populli është burimi dhe kuptimi i sovranitetit të shtetit. Qëllimi ynë është aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë aleancë nuk mund ta cenojë askush. SHBA-ja e do një Kosovë të fortë e të pavarur dhe mbron interesat e saj”, ka thënë Kurti para ushtarëve.

Kurti nga kazerma “Adem Jashari” dha edhe mesazhe politike.

“ Ne nuk mund të përballojmë dallimet në politikën e jashtme, sepse cenon integritetin tonë. Kur nuk pajtohemi dhe gabojmë në politikën e brendshme humbin liderët dhe partitë. Kur nuk pajtohemi në politikën e jashtme, humb Kosova. Jasharajt na mësuan se asgjë nuk mund ta arrijmë pa vetëmohim dhe unitet. Borxhi ndaj tyre shlyhet vetëm me vetëmohim. Unë kërkoj unitet, përkundër dallimeve që kemi”, tha në fund kryeministri Kurti, duke i dhënë kështu një mesazh edhe Presidentit Thaçi, i cili ka kërkuar unitet.

Të fundit