Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Albin Kurti në çeljen e veprimtarisë së ‘Vetëvendosjes’ në Tiranë: Shqiptarët ndodhen mes dy zjarreve
600 persona morën pjesë dje në çeljen e veprimtarisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë. I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i partisë, Albin Kurti, i cili denoncoi situatën në të cilën ndodhet shqiptarët. Ai theksoi se shqiptarët ndodhet sot mes dy pabarazive, të jashtme dhe të brendshme, çka ka sjellë edhe humbjen e lirisë.
“Populli shqiptar ndodhet ndërmjet dy zjarreve, ndërmjet dy pabarazive: pabarazisë së jashtme me popujt tjerë dhe pabarazisë së brendshme te vetja. Këto dy pabarazi e ndihmojnë njëra-tjetrën. Barazi me kombet e tjetra, por edhe barazi brenda kombit tonë. Nuk ka ardhmëri nëse shumica e shqiptarëve e kanë mbijetesën luks ndërkaq pakica e ka luksin normalitet. Siç ka thënë rilindasi ynë Sami Frashëri: ‘Jeta e një shteti dhe lumturia e një kombi sigurohet vetëm me bashkim dhe barazi. Zhdukja e barazisë shkakton humbjen e lirisë. Privilegjet janë shokë të tiranisë”, është shprehur Kurti.
Ai shtoi se “Bashkimi ynë kombëtar dhe Bashkimi Evropian as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe as nuk e pengojnë njëra-tjetrën. Është gabim të përdoret bashkimi kombëtar për ta frikësuar Bashkimin Evropian. Mënyra e tillë na lë edhe pa bashkim kombëtar, edhe pa Bashkim Evropian. E neve na nevojiten të dyja, pra, edhe bashkimi kombëtar, edhe Bashkimi Evropian. Shqiptarët janë fuqi rajonale. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt, ashtu qysh po e pranojnë fqinjtë tanë. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi kombëtar i shqiptarëve, në Ballkan, bëhen paralelisht me krijimin e aleancës ballkanike Shqipëri-Kosovë-Kroaci-Bullgari, plus Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi zyrtar, ku shqiptarët duhet të prijnë.”
Drejtori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi, në fjalën e tij deklaroi se “sot, pas gati 30 vitesh prej ndryshimit të regjimit, e kanë kuptuar të gjithë se ky nuk është tranzicion. Ky është vetë sistemi. Ekonominë e ka lënë pa prodhim, bujqësinë pa mbrojtje nga tregtia e pandershme, mbrojtjen e vendit pa ushtri me armatim bashkëkohor, dijen e ka lënë në mëshirën e fatit, ndërsa shëndetin publik në ligjet e pamëshirshme të tregut. Ky sistem është edhe më brutal nëse je grua, fëmijë apo i moshuar. Edhe më keq nëse je nga periferia. Produkti me rendimentin më të lartë i këtij sistemi janë të përjashtuarit. Eksporti më i madh i këtij sistemi janë vetë shqiptarët. Sigurisht që zgjidhjet nuk arrihen lehtë, por ato janë këtu mes nesh, dhe presin. Presin që ne t’i njohim e t’i marrim përsipër. Presin angazhimin tonë, përkushtimin tonë, sakrificat tona, organizimin që i nxjerr ato në dritë e që i sjell ato në jetë. Ky organizim tashmë ka nisur …”
Anëtari i Bordit, profesori i filozofisë, Elvis Hoxha, tha ndër të tjera se: “Deri tani ne kemi parë projekte ku roli i shumicës është i panevojshëm, ndërsa talenti i individit i refuzueshëm. Kemi parë të tretet para nesh pesha e historisë dhe se si ky vend bëhet kalimtar për njerëzit, maternitet e fjetore, por jo vend banimi dhe dhuntie. Kemi parë se si e shëmtojnë njeriun institucionet që kemi ndërtuar, se si njeriu i shëmtuar në moral nuk mund të durojë institucione të ndershme. Nga shëmtia te pandershmëria është veç një hap. Historiku i Lëvizjes VETËVENDOSJE! vërteton dita-ditës se projekti ynë është i bukur dhe se rithemelimi i besimit është sa i mundshëm edhe i domosdoshëm”.