Flash News

KRYESORE

Albin Kurti në kryeministri, takim me Ramën për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri

Lideri i Vetëvendosjes dhe njeriu i cili pritet të marrë detyrën e kryeministrit në Kosovë Albin Kurti ndodhet në kryeministri në tiranë, për tu takuar me kreun e qeverisë Edi Rama. Temë e bisedës mes tyre do të jetë bashkëpunimi i mëtejshëm Kosovë – Shqipëri.

Rama është shprehur më parë, se ai ka dëshirë që në secilën qeveri të emërohet nga një ministër pa portofol, njëri për Kosovën (në Shqipëri) dhe tjetri për Shqipërinë (në Kosovë) me qëllim që të çojnë më tej bashkëpunimin dhe marrëveshjet e firmosura.

Ndërkohë që Kurti ka thënë se synimi është që shqiptarët të lidhen më shumë ekonomikisht, në mënyrë që të rritet mirëqenia e të dyja vendeve.

Duhet thënë se bashkëpunimet e mëparshme përveç shout mediatik nuk kanë sjellë rezultate të mëdha, e pranuar kjo edhe nga vetë Rama. Me këtë takim pritet që të hidhen bazat për bashkëpunim të suksesshëm.

Të fundit