Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Albin Kurti: Nuk bie në kurthin e Vuçiç. Projekti i 'kufijve' ka dështuar, ideja jo
Jovana Georgievski/ European Western Balkans
Cili është qëllimi i reciprocitetit me Serbinë, të paraqitur nga përfaqësuesit e koalicionit që me shumë mundësi do të përfaqësojnë një qeveri në Kosovë në katër vitet e ardhshme? Cili është qëndrimi i qeverisë së ardhshme të Kosovës për marrëveshjet ekzistuese me Serbinë, shumica e të cilave ende nuk janë duke u zbatuar? Si do të duket dialogu Beograd-Prishtinë dhe cilat janë lëshimet e mundshme? Këto janë disa nga temat që European Ëestern Balkans diskutoi me Albin Kurtin, fituesin e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 6 tetor dhe kandidatin për Kryeministër.
European Western Balkans: Kohët e fundit keni thënë se po planifikoni të hiqni tarifat 100% të mallrave nga Serbia, por që do të paraqiten masa të tjera, bazuar në parimin e reciprocitetit. Cilat masa saktësisht mund të presë Beogradi dhe në cilën mënyrë besoni se kjo do të kontribuonte në normalizimin e marrëdhënieve?
Albin Kurti: Grupi parlamentar i Vetëvendosjes! inicioi një rezolutë të miratuar në Kuvend më 7 dhjetor 2011, e cila merrej me reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik dhe politik me Serbinë. Kjo ishte një fitore e madhe për ne si parti opozitare. Sidoqoftë, asnjë nga qeveritë nuk e ka zbatuar rezolutën deri më tani. Tani ne synojmë të bëhemi qeveria e parë që do ta bëjë këtë, duke prezantuar reciprocitetin si kriter për marrëdhënie të mira bilaterale me Serbinë. Ne e konsiderojmë Serbinë si fqinjin tonë verior dhe besojmë se reciprociteti paraqet një zgjidhje konkrete, konstruktive dhe të shëndetshme.
Reciprociteti për të cilin po flasim ka të bëjë me lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Eksporti i mallrave nga Kosova në Serbi është aktualisht i pamundur sepse çertifikata thotë "Republika e Kosovës", dhe Serbia nuk e njeh atë. Nëse po ngisni një kamion me leje drejtimi të lëshuar nga Republika e Kosovës, ju merrni 800 Euro gjobë. Ne besojmë se, nëse një grua ose një burrë, pasi të mbarojnë Universitetin e Kragujevacit, Nishit ose Beogradi mund të japin mësime në një shkollë në Graçanicë (Kosovë) dhe e kundërta nuk është e vërtetë - nëse dikush diplomohet në Universitetin e Prishtinës, ai ose ajo nuk mund të ligjërojë në Bujanovc - kjo duhet të ndryshojë. Kur vendosim reciprocitet të plotë, do të heqnim tarifat 100%, por jo përpara kësaj.
EWB: Ju keni thënë se, në përgjithësi, nuk do të nxitoni me negociatat. Kohët e fundit keni vlerësuar se, nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin përshpejtimin e negociatave, kjo nuk është e nevojshme.
AK: Unë besoj se, së pari duhet të jemi të përgatitur mirë për negociatat. Sigurisht, unë do të doja të kisha një marrëveshje, por shpejtësia e përfundimit të saj nuk duhet të marrë përparësi mbi përmbajtjen dhe parimet e saj. Ne kemi pasur shumë marrëveshje gjatë dialogut gjashtë vjeçar në Bruksel, por problemi është se ato nuk po zbatohen.
EWB: Cili është mendimi juaj për detyrimet e marra nga Kosova në kontekstin e dialogut, dhe a mendoni se marrëveshjet ekzistuese duhet të anulohen?
AK: Gjatë muajit tonë të parë në Kuvendin e Kosovës, ne do të analizojme shkallën e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe se si ato kanë ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve tanë deri më tani. Ne do të krijonim bazën për vazhdimin e dialogut atje, por jo me një ide që të ndalemi me këto marrëveshje, përkundrazi të shohim se si të arrihet marrëveshja përfundimtare më mirë dhe më shpejt.
Ne do t'i konsideronim këto marrëveshje si një përgatitje, si kur jeni duke u përgatitur për të drejtuar një makinë: së pari ju shikoni në pasqyrën e pasme, a keni karburant, cila është gjendja e rrugës, dhe pastaj niseni. Kur të nisemi, ne do të flisnim për zhvillim dhe jo për pajtim. Serbët nga Graçanica nuk me kanë bërë asgjë mua, dhe as unë nuk u kam bere gje atyre, kështu që nuk ka nevojë të pajtohemi, ne menjëherë mund të përqendrohemi te zhvillimi.
Unë duhet të takohem me z. Borrell dhe të arrij një marrëveshje për dialogun e vazhdueshëm me Serbinë. Zonja Mogherini ka lënë shumë gjëra të ndryshme qw të arrijnë te publiku, dhe besoj se bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës duhet të konsiderohen në kontekstin e vlerave europiane. Jo gjithçka duhet të jetë në tryezë.
EWB: Çfarë kuptoni me "gjithçka"?
AK: Unë mendoj se Thaçi dhe Vuçiç u takuan në disa raste dhe zhvilluan bisedime sekrete në qytete të ndryshme europiane, dhe më pas ata ranë dakord të kishin një marrëveshje. Përshtypja ime, megjithatë, është se nuk ka detaje për atë marrëveshje.
EWB: Nëse ndryshimi i kufijve nuk është i pranueshëm dhe nëse Komuniteti i Komunave Serbe nuk duhet të formohet, cilat janë lëshimet që do të bëjë Kosova në dialog?
AK: Bashkësia e Komunave Serbe është Republika Srpska light, ashtu si Marlboro light. Le të kujtojmë 1991, kur 14 komuna me shumicë serbe (në Bosnjë dhe Hercegovinë) u bashkuan në një komunitet të vetëm. Në janar 1992 ato shpallën pavarësinë, në shkurt 1992 miratuan kushtetutën, dhe në dhjetor 1995 morën njohjen ndërkombëtare në Dejton. Unë mendoj se Beogradi dëshiron te njëjten gje në Kosovë, me ndryshimin se nuk do të ketë 14 komuna por 10. Në këtë mënyrë, Komuniteti i Komunave Serbe do të bëhej një lloj shteti, i cili nuk është dhe aq republikë, brenda një republike e cila nuk është dhe aq shtet. Dicka e ngjashme eshtë në BiH, ku eshte Republika Srpska, e cila është republikë, por jo një shtet, brenda shtetit të BiH, që nuk është republikë. Një lloj kukulle babushka. Kjo është arsyeja pse unë besoj se zgjidhje të tilla vetëm do ta zgjasnin konfliktin dhe do të shumëfishonin problemet.
Unë besoj që edhe shqiptarët edhe serbët duan dy gjëra: punë dhe drejtësi. Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë përfituesit e fundit të çdo lloj marrëveshjeje, dhe jo Vuçiç, Thaçi, Kurti. Ne nuk mund të bëjmë marrëveshje, nëse qëllimi i tyre është stabiliteti i karrierës së një lideri, kushdo qoftë ai. Kjo është arsyeja pse unë nuk e mbështes idenë e Komunitetit të Komunave Serbe.
Për më tepër, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se asnjë nga 7 kapitujt e marrëveshjes nuk është në përputhje me Kushtetutën tonë, dhe se neni 23 gjithashtu është shkelur. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se Gjykata jonë Kushtetuese e ka varrosur Komunitetin në formën që Beogradi donte që ai të ekzistonte. Dhe Beogradi nuk dëshiron një lloj tjetër komuniteti. Ajo që dëshiron është një lloj mumje: të gërmojmë diçka që Gjykata Kushtetuese tashmë e ka varrosur dhe ta bëjë atë të kthehet në jetë. Sidoqoftë, ata po humbasin kohë te çmuar.
Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të thuhet se ekziston një presion i madh mbi serbët në Kosovë. Beogradi insiston te Komuniteti, por asnjë serb nuk protestoi kundër anulimit në dhjetor 2015. Pyetja është, a kanë serbët në Kosovë presione më të vogla ose më të mëdha me Komunitetin? Unë mendoj se presioni është më i madh. Një Komunitet i tillë nuk do t'i çlirojë serbët nga Kosova, por do të forcojë diktatin e Beogradit mbi ta.
Le të reflektojmë tani në korrigjimin e kufijve, që është në të vërtetë një shkëmbim territoresh. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e quan shkëmbimin "korrigjim të kufijve me një kompromis të dhimbshëm", dhe presidenti i Serbisë "demarkacion". Çfarë lloj korrigjimesh, cilat janë gabimet dhe pse duhet të jetë e dhimbshme? Unë mendoj se ideja vjen nga Presidenti Thaçi, dhe ai ka pasur dy vjet për të bindur popullin e Kosovës. Në vend që t'a bindte, ai shkaktoi protestat më të mëdha në Kosovën e pas luftës, më 29 shtator të vitit të kaluar, pasoja ishte krejt e kundërt nga qëllimi. Pra, ai projekt ka dështuar, por ideja jo. Nuk është e njëjta situatë si në rastin e Komunitetit të Komunave Serbe, i cili u varros nga Gjykata Kushtetuese, ky është një projekt i pasuksesshëm, në të cilin ideja nuk ka vdekur ende, ajo ekziston, ashtu si filmi Body Body Snatchers nga Abel Ferrara, si një lloj shpirti që dëshiron të mishërohet, por nuk ka vend për ta bërë dhe kështu noton pa një trup.
EWB: Pas intervistës suaj me Jugosllav Ćosić në televizionin serb N1, përfaqësuesit e Listës Srpska thanë se ata nuk do të hyjnë në Kuvend nën kushtet që parashtruat në Pressing. Çfarë do të bëni në rastin e bojkotimit të "të gjitha institucioneve të Kosovës", një mundësi e njoftuar nga Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën dhe Metohinw Marko Đurić?
AK: Ka pasur bojkotime të përkohshme në të kaluarën, por asgjë nuk doli prej tyre. Unë mendoj se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kosovë e dinë se ata mund ta ndihmojnë komunitetin e tyre shumë më tepër nëse ata janë në Kuvend dhe jo jashtë tij. Për pesë vjet isha jashtë sistemit: nga 2005, kur formuam Vetëvendosjen! deri ne vitin 2010. Unë mendoj se është e rëndësishme për ne që të jemi pjesë e institucioneve dhe të kontribuojmë në zhvillimin demokratik të këtij vendi të ri në të mirë të të gjithëve. Unë nuk mendoj se Lista Srpska duhet të jetë mjeti i Beogradit - Kosova duhet të jetë një vlerë në të cilën do të marrin pjesë të gjithë ne. Unë u bëj thirrje atyre që të mos bojkotojnë institucionet tona, por të marrin pjesë në punën e tyre. Unë besoj se kritika është një motor zhvillimi, ata duhet të kritikojnë gjithçka me tw cilwn nuk pajtohen në Kuvend, unë do të takohem me të gjitha grupet parlamentare kur të vizitojmë Kuvendin, nuk do t'i perjashtoj ato.
Kjo nuk do të thotë që unë dua një koalicion me ta. Ne kemi një përgjegjësi kushtetuese që të kemi një ministër të qeverisë nga komuniteti serb, dhe ne do ta respektojmë atë. Por unë besoj se ata, si dhe PDK, janë mësuar të kenë një vend të garantuar në koalicionin qeverisës, pavarësisht se cilat qeveri janë formuar. Si një ekuacion në të cilin ata janë konstantja, dhe të gjithë të tjerët janë ndryshore. Kjo ndryshoi në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Po fillon një kapitull i ri i vendit tonë, dhe po e përsëris, nuk do t'i perjashtoj ata, por është për te ardhur keq se çfarë lloj zgjedhjesh bene serbët në Kosovë më 6 tetor, për shkak të parregullsive dhe presioneve, dhe ne do të bëjmë gjithçka që kjo të ndryshojë ne zgjedhjet e ardhshme. Unë dua ta shoh Listën Srpska si opozitë gjatë mandatit tonë të ardhshëm.
EWB: Pse Serbia do të pranonte çdo lloj marrëveshje për normalizimin pa lëshime nga pala e Kosovës?
AK: Presidenti i Serbisë ka shprehur dy qëndrime në dy vitet e fundit, të cilat paraqesin një kurth. Ai i paraqet ato pozicione si lëshime, ndërsa në realitet eshte ai qe po kërkon një lëshim. Pozicioni i parë është "Na tregoni se çfarë mund të na ofroni dhe unë jam i gatshëm të diskutoj gjithçka, imagjinata juaj është kufiri". Kjo mund të nënkuptojë bashkimin kombëtar dhe ndryshimin e kufijve në Ballkan, gjithçka që dëshironi. Ky është pozicioni i parë, i cili është një skaj i një humnere.
Pozicioni i dytë është "Unë nuk mund ta njoh pavarësinë e Kosovës brenda kufijve aktuale". Unë kam bërë shumë matematikë gjatë studimeve të mia dhe mund të them se ky pozicion përmban dy negativë dhe asnje afirmativ, sepse Vuçiç nuk thotë "Unë do ta njoh pavarësinë e Kosovës", ai po mohon pavarësinë, po mohon kufijtë, pa afirmuar asgje. Unë nuk jam lloji i politikanit që do të binte në një kurth të tillë. Oferta ime jane kërkesat tona.
Unë mendoj se Serbia na ka borxh: si për dëmshpërblimet e luftës, ashtu edhe për trashegimine, më lejoni të përmend vetëm disa shifra: 10.000 civilë të paarmatosur u vranë në Kosovë, më shumë se 1000 prej tyre ishin fëmijë. Rreth 120.000 shtëpi u dogjën dhe u shkatërruan në vitet 1998-1999. Rreth 1200 objekte të vjedhura nga muzetë tanë, depozitat bankare dhe fondet e pensioneve u vodhën për të financuar makinën e luftës së Milošević-it. Nuk ka drejtësi dhe as dëmshpërblim për personat e zhdukur dhe gratë e dhunuara.
Unë mendoj se Serbia duhet të mendojë më shumë për këtë, sesa të vajtojë Kosovën e humbur, duke mos menduar aspak per vuajtjet e shqiptarëve ndërkohë. Unë besoj se në marrëdhëniet tona të ardhshme duhet të përcaktojmë se si t'i ndalojmë lotët e Presidentit të Serbisë, të cilat nuk janë lotët e serbëve. Nëse serbët në Serbi janë duke qarë, kjo është për shkak të varfërisë, sepse ata nuk kanë punë, dhe jo për shkak të Kosovës. Presidenti i Serbisë duke qarë nuk përfaqëson as serbët nga Kosova, as serbët nga Serbia. Eshtë e rëndësishme që establishmenti serb të përqëndrohet në introspeksionin, pas të cilit ata duhet të tregojnë më shumë kujdes për popullin serb të sotëm sesa shtetin serb të së kaluarës.
Përktheu: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38