Flash News

KRYESORE

Albin Kurti: Rama ka zgjedhur miq e bashkëpunëtorë të papërshtatshëm në Kosovë

Albin Kurti: Rama ka zgjedhur miq e bashkëpunëtorë të

Në grevën e organizuar në Fakultetin e Shkencave Sociale nga pedagogët dhe studentët, ka qenë i pranishëm edhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Pasi foli për studentët, ai u ndal dhe te Edi Rama, sipas së cilit, kryeministri ka zgjedhur miq e bashkëpunëtorë të papërshtatshëm në Kosovë të cilët përfitojnë për vete dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës.

Unë nuk mendoj që kryeministri i Shqipërisë është pro ndarjes së Kosovës. Por unë mendoj se ai ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë në Kosovë njerëz të papërshtatshëm të cilët përfitojnë për vete dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës. Kam ardhur dje në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur këto takime. Takimet konjekturale nuk do të mundin të na rritin shumë shpresat për të mirat e përgjithshme. 

Mendoj se edhe në Kosovë dhe në Shqipërui duhet të fillojmë tqë mendojmë dhe të përgatitemi për një "pranverë shqiptare". Në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente, ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor dhe hapësinor edhe si Ballkan edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të shfaqet dhe të demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe interesit të tij shtetëror për integrim europian”, u shpreh Kurti për median.

 

Të fundit