Flash News

KRYESORE

Albin Kurti: Si do të jenë marrëdhëniet me kryeministrin Rama

Albin Kurti: Si do të jenë marrëdhëniet me kryeministrin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mori më shumë vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, mbajtur të dielën që shkoi.

Në një intervistë për Top Channel, Kurti ka folur edhe për raportet që do të ketë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë”.

“Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve. Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që  të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve  edhe vullneti im është për këtë gjë”, tha Kurti.

Të fundit