Flash News

KRYESORE

Albin Kurti thumbon Mentor Nazarkon: Mbahesh mend për këshillat ndaj çamëve, por jo ndaj Pacollit

Albin Kurti thumbon Mentor Nazarkon: Mbahesh mend për këshillat ndaj

Kryetari i Levozjes Vetvendosje, Albin Kurti ishte i ftuar në emisioni ‘Të Paekspozuarit’, ku u diskutua në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Shqipëri.

Në emisionin nuk munguan edhe ironitë dhe batutat mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Mentor Nazarkos, i cili mban pozicionin e këshilltarit të Zv. Kryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Qytetarët të mbajnë mend ty për punën e mirë që ke bërë për çamërinë, por jo për këshillat ndaj Behgjet Pacollit”, i tha Kurti analistit Nazarko.

“Po e shndërrove në personale, unë mund të them që jam shumë krenarë për këshillat e mia. Më mirë mua sesa ndonjë të papaftë”, replikoi Nazarko.

“Për ty mund të jetë mirë por për atë që i ka marrë nuk është kështu. 1.4 % të votave keni marrë”, përfundoi Kurti, duke iu referuar faktit se Aleanca Kosova e Re e Pacollit mori 1.4% të votave në Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Të fundit