Albina Deda me dy gishta pas kurrizit të Bregut: Nuk di që ajo të ketë përqafuar simbolin leninist të Edvinit

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka reaguar pas publikimit të videos që u bë virale në rrjetet sociale ku ngriti dy gishtat lart ndërkohë që kolegia, Majlina Bregu kritikonte ‘live’ në media vendimin e kreut te opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Përmes një postimi në rrjtet sociale Deda sqaron se reagimi i saj ishte thjeshtë një përshëndetje për gazetarët. Deputetja shkruan se prononcimi i Bregut nuk është në limite të arsyes dhe as të përkatësisë partiake. Ajo shton se nuk di që formalisht Bregu të ketë braktisur simbolin e Partisë Demokratike me dy gishta dhe të këtë përqafuar qëndrimin leninist të Ramës siç e quan ajo, ndaj gjesti nuk mund të konsiderohet kundër koleges së saj.

Reagimi i Dedës:

Te dashur miq!

Prej mbremjes se djeshme jam lakuar jo pak per nje veprim qe e quaj normal.Po ju postoj reagimin tim kontekstual qe ju dhashe dhe mediave sot.

Se pari me çudit mua habia deri ne surprizim se si mund te behet lajm pershendetja e nje deputeti te PD-se si une, ish studente e dhjetorit ’90 thjesht se normalisht pershendeta gazetaret ne oborrin e selise se partise time me dy gishtat lart.Une nuk e shoh me vend komentin e gjate por semplist pasi qe ky simbol, imitacion I germes V qe ne gjuhet latine do te thote fitore eshte vete qenesia e çdo anetari te PD-se.Po ashtu se asnje prononcim I znj.Bregu nuk me duket ne limite as te arsyes llogjike e as te perkatesise partiake dhe nuk di qe ajo formalisht te kete braktisur simbolin demokrat me dy gishta per te perqafuar simbolin leninist te Edvinit me grusht.Besoj se nuk ka dicka tjeter t’ju shpjegoj vecse dhe ju tju pershendes e respektoj po me simbolin e demokrateve fisnike.A D