Ish-deputetja kujton masakrën e Qaf-Valmirit dhe bën thirrje për moshumbje të kujtesës historike

Deputetja e PD, Albina Deda ka tërhequr sot vëmendjen e lexuesit dhe sidomos mirditorëve, për më shumë patriotizëm dhe më shumë vëmendje ndaj hisotirsë dhe vendlindjes së saj. Në postimin e saj, përmes përshtypjeve, Deda u kujton të gjithëve Masakrën e Qaf-Valmirit, thotë se “Masakra e Qaf-Valmirit rrin e varur si nje memuar i zi i pashpaguar, ne secilen kulle te ketij trolli.“ Masakra ndodhi më  17 gushti i 1949, ku diktatura komuniste vari në litar e pushkatoi 14 bijtë më të mirë të saj, burgosi afro 500 burra e internoi mbi 300 familje. Masakër e vërtetë, gjenocid e tragjedi e ngjashme me holokauset hitleriane e staliniste. Preteksi qe i thjeshtë: Vrasja e Bardhok Bibës, më 7 Gusht 1949, me vendim të “Komitetit të Maleve”.

Ja postimi i deputetes Albina Deda:

“Mirdita duhet ta rifreskoje kujtesen historike!

(Pershtypje)

-Sa here vjen muaji gusht me shume njerezisht se politikisht kujtohem me nostalgji e trishtim per ate ç’ka i ndodhi vendlindjes time krenare e qendrestare sa malet, kesaj repubklike te vogel te vyrtyteve te medha.

Masakra e Qaf-Valmirit rrin e varur si nje memuar i zi i pa shpaguar ne secilen kulle te ketij trolli.

Kjo veper makabre e diktatures, kjo çmenduri sadiste e preverse e Enver Hoxhes, Mehmet Shehut e sherbetoreve te tyre te pa rrenje te pa komb e fe dhe sot eshte e pandeshkuar.

Nderkohe qe edhe sot ne moshe shekullore ndeshkohen kur kapen eksponente te nazizmit qe moren pjese ne Holokaustin famezi kunder hebrenjeve, holokausti mirditor renkon e gjemon.

Asnje i ndeshkuar perkundrazi te dekoruar per kete krim te llahtarshem kunder njerezimit! Kasta e pinjolleve gjenetike te komunizmit qe per fatkeqesine e Mirdites e kombit udheheqin vendin jo vetem nuk njeh falje e pendese por vazhdon te lendoje shpirtrat e pafajshem nacionaliste e fisnike duke i nominuar si armiq e kolaboratore.

Tolerancen deri ne marrezi e harresen tone deri ne herezi junta postkomuniste oligarkike e narciste me Edi Ramen vijon me te njejtin projekt:Injorimin e historise, nacionalizmit e fisnikerise per ta zevendesuar me nje klase te pafe plebejsh bastarde.

Ata jo vetem nuk perfillin por ironizojne historine tone.

Ata blejne voten, shantazhojne miletin per te mbajtur pushtetin.

Ata besojne si dikur Mehmet Shehu se kemi dale prej fare.

Por i siguroj se gabojne.

Mirdita dhe Shqiperia nuk harrojne.

Ky gusht i nxehte na e ngroh dhe me teper fuqine e kujteses.

Nje kujtese e trishte dhe e rende per Mirditen…per Shqiperine.

Por me i rende duhet te jete apeli dhe vullneti yne per ndryshim.

Nuk duhet te kalojne gusht te tjere nen kete kaste qe nuk njeh falje, demokraci, moral dhe as shpagim.AD”