Flash News

KRYESORE

Alcantara dhe Koke: Ndaj Shqipërisë nuk e kemi të lehtë

Alcantara dhe Koke: Ndaj Shqipërisë nuk e kemi të lehtë

Dy mesfushorët e kombëtares spanjolle, Koke dhe Alcantara kanë folur në konferencën e sotme për shtyp në kuadër të ndeshjeve që do të luajnë ndaj Shqipërisë dhe Irazelit.

Mesfushori i Atletico Madrid i pyetur nga gazetarët për sfidën e radhës ndaj Shqipërisë tha se nuk do t’a kenë të lehtë fitoren por me nivelin e duhur ja dalin.

“Kemi nivelin e duhur për të fituar ndeshjen me Shqipërinë, nuk do të jetë e lehtë por besoj do t’ia dalim”- tha Koke.

Nga ana tjetër Alcantara është dukur shumë vendosur në përgjigjet e tij ndaj gazetarëve teksa e pyesin për mbrojtësin katalanas Pique.

Ky i fundit pati deklaruar se nëse është problem për kombëtaren spanjolle atëherë do të ikë.

Mesfushori i bavarezëve ka refuzuar kategorikisht të komentojë deklaraten e Pique për largimin nga përfaqësuesja spanjolle.

“Këtu kemi ardhur për të folur për futboll, për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Izraelit dhe jo për referendumin e Katalonjës për çështje politike”- tha mesfushori i Bayern Munchen.

Dëmtohet Strakosha, Panuçi zgjedh Koliccin për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë

Të fundit