Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Aldo Bumçi mohon çdo negociatë me Edi Ramën: Mundësinë ia dhamë në 2017-ën dhe krimi hyri në zgjedhje
Aldo Bumçi, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka mohuar çdo negociatë me kryeministrin Edi Rama, por janë të vendosur për largimin e Qeverisë. Në emisionin 'Opinion', Bumçi theksoi se nuk ka kthim mbrapa dhe se rruga është vendosur.
Bumçi tha se opozita i ka dhënë 6 vite kohë kryeministrit Rama, madje pranoi edhe marrëveshjen e 2017-ës për shkak të ndërkombëtare dhe rezultati ishte përfshirja e krimit në zgjedhje.
"I kemi dhënë 6 vite kohë Edi Ramës. Kemi punuar brenda këtij sistemi, ligji i dekriminalizimit është një prej tyre. Rruga është vendosur, nuk ka kthim mbrapa, nuk ka negociata me Edi Ramën. I dëgjuam ndërkombëtarët në 2017-ën dhe u futëm në zgjedhje. Çfarë treguan përgjimet? Krimi është futur në zgjedhje. Dolëm nga çadra dhe hyjmë në zgjedhje, e pamë çfarë ndodhi. 20% e shqiptarëve pranuan që u ishte ofruar lekë", tha Bumçi.
Sa i përket deklaratave të ndërkombëtarëve, ish-ministri i Jashtëm tha se janë të pritshme pasi askush nuk e do një lëvizje jashtë sistemit, por opozita shqiptare nuk do të pranojë standarde të cilat nuk pranohen as në Maqedoninë e Veriut.
"Çfarë do na kërkojnë më ndërkombëtarët? Deklaratat e ashpra janë të pritshme. Askush nuk do lëvizje të tilla jashtë sistemit. Ne jemi sot në rrugë, lëvizja e fundit paqësore ishte djegia e mandateve. Ne nuk do kthehemi mbrapa dhe nuk do pranojmë standarde që nuk pranohen as në Maqedoni", u shpreh përfaqësuesi i PD-së.
"Rruga dhe protesta janë shpëtimi i qytetarëve. Institucionet nuk janë tulla dhe llac, por janë fryma e qytetarëve. Përveç opozitës, më thuaj cili institucion tjetër që nuk është kapur nga Edi Rama? Kush është hapësira e lirisë në këtë vend", shtoi Bumçi.