Flash News

KRYESORE

Aleanca e Grave Deputete: Pse heshtin institucionet për makabritetin e Kavajës

Deputetja e Partise Demokratie, Dhurata Çupi e cila është gjithashtu Kryetare e Aleancës se Grave Deputete, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku disa djem të moshës së mitur akuzohen se kanë abuzuar me një vajzë 14 vjeçare.

Çupi shprehet se ngjarja është perceptuar si normale nga ana e institucionet e vendit dhe ndaj fillimisht nuk ishte nisur procedim penal.

Heshtja skandaloze e institucioneve për makabritetin e Kavajës. I madh e i vogël është shokuar nga ngjarja e rëndë në Kavajë, ku një vajzë e mitur 13 vjecare është përdhunuar nga të paktën 8 adoleshentë. Ngjarje që të lë pa fjalë, të merr frymën. Ngjarje që do të mbetet makthi i përjetshëm i asaj vajze të vogël, të mitur dhe të pambrojtur. Ngjarje që trondit cilëndo nënë apo familjar. Ngjarje që trondit shoqërinë”, përfundon Çupi.

Policia ka heshtur përgjatë dy muajve për ngjarjen, ndërsa gjithçka u zbulua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjykata e Durrësit, la sot në burg pa afat shtatë të rinjtë, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Të fundit