Flash News

KRYESORE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padi në Prokurorinë  e Tiranës kundër vendimit për shembjen e TK

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padi në Prokurorinë  e

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një padi kundër vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Artistët dhe aktivistët, pjesë e AMT kane kallëzuar për ‘shpërdorim detyre’ inxhinierin Artur Hasantare, me funksion përgjegjës sektori pranë Institutit të ndërtimit; inxhinieri Olsi Nunaj, me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit si dhe arkitektja Elbarina Kola, me funksion specialist pranë Institutit të Ndërtimit.

Sipas aleances, ata janë mbështetur në një relacion të 2018 që është i paplotë dhe sipas AMT, një prej firmave është e falsifikuar, ndërsa 3 firmat e tjera mendohet se janë vendosur nga persona që nuk kanë pasur licencë për një akt të tillë.

Gjithashtu sipas saj, inxhinierët e sipërpërmendur nuk kanë qenë asnjëherë për të bërë vlerësimin e godinës.

Të fundit