Flash News

KRYESORE

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përgëzon Presidentin Meta pas vendimit: Beteja vijon!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përgëzon Presidentin Meta pas

Vendimi për mosdekretimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar ka gëzuar akttorët, të cilët e përgëzojnë për vendimin dhe që i shërbeu kushtetutës.

Në një reagim në Facebook,  aktorët shprehen se beteja vijon akoma deri në restaurimin e kësaj godine historike.

“Përgëzojmë Presidentin Meta që i shërbeu kushtetutës si gardian i fundit i saj duke e kthyer prapa për shqyrtim në parlament ligjin e posaçëm që shemb Teatrin Kombëtar. Megjithatë beteja vijon. Fituam kohë me këtë ngjarje të fundit por beteja nuk është fituar deri sa ai ligj tërhiqet përfundimisht dhe ti hapet rruga e restaurimit kësaj godine historike”, shkruhet në faqen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Të fundit