Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikon shkeljet nga KLSH: Inxhinierët dhe arkitektët firmëtarë janë pa licencë
Kontrolli i Lartë i Shtetit në shtator të vitit 2019, ka publikuar në faqen e tij zyrtare, Auditimin e Performancës të kryer në Institutin e Ndërtimit, përfundim i një kontrolli performance të kryer për herë të parë ndaj këtij institucioni.
Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në këtë institucion janë të punësuar inxhinierë dhe arkitektë të palicencuar dhe pa eksperiencë në kundërshtim me ligjin.
“Ironia qëndron në faktin e zbuluar se, 3 nga 11 inxhinierët dhe arkitektët që unanimisht kanë firmosur Raportin e Vlerësimit të godinës së Teatrit Kombëtar, referuar Regjistrit të Licencave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, janë te paliçensuar.
Gjithashtu, Instituti i Ndërtimit në Vlerësimin Teknik të godinës së Teatrit Kombëtar, në Mars të vitit 2018, ndër të tjera ka dalë në konkluzionin se, objekti është jashtë kushteve teknike. Për t'u theksuar nga ky dokument është fakti se, këto konkluzione janë arritur pa kryer asnjë analizë profesionale në lidhje me materialet dhe strukturat mbajtëse të objektit dhe asnjë provë laboratorike nuk është kryer për ato.
KLSH-ja konstaton në përfundim të auditimit se Instituti i Ndërtimit nuk disponon asnjë laborator tekniko-shkencor dhe kjo ka sjellë në dhënien e oponencave jocilësore duke e kthyer këtë institucion në një zyrë të thjeshtë punësimi.
Ky vlerësim teknik i kërkuar në mars të vitit 2018 me kërkesë të Hervin Çulit, drejtor i Teatrit Kombëtar, me sa kuptohet sot, kishte pasur për qëllim jo sigurinë e objektit, por të nxirrte me hir a pahir se godina e Teatrit Kombëtar nuk vlen dhe se duhet shembur. Ishte pikërisht ky dokument, i cili solli më pas një zinxhir dokumentesh teknike dhe ligjorë duke bërë të mundur edhe miratimin e ligjit famëkeq "Fusha" më 5 korrik të po atij viti.
Aleanca qytetare për Mbrojtjen e Teatrit do ta qëmtojë më tej këtë çështje për të çuar përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës së madhe që po tentohet të kryhet me pronën dhe objektin e Teatrit Kombëtar”, shkruan Aleanca në rrjetet sociale, duke iu referuar të dhënave zyrtare.