Flash News

KRYESORE

Aleatët e PD të prerë: S'ka më marrëveshje Rama-Basha, të gjendet një zgjidhje për krizën

Aleatët e PD të prerë: S'ka më marrëveshje

Në një konferencë për median sot aleatët e kryedemokratit  Lulzim Basha teksa prezantuan përmes një deklarate të përbashkët, 12  pikat e marrëveshjes së tyre kushtetuese, mbajtën të njëjtin qëndrim sa i përket mos-hyrjes në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Ata kërkojnë krijimin e qeverisë tranzitore pa Ramën dhe vendosjen e datës për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme.

“Nuk hyjmë me zotin Rama në zgjedhje. Nuk hyjmë në zgjedhje, nga penxherja do hyjmë. Ne firmosëm me Bashën. Me Edi Ramën kryeministër ne nuk do futemi të negociojmë”, u shpreh kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Ata kërkojnë  vazhdimin e dialogut  dhe thirrjen e tryezës nga presidenti Ilir Meta për zgjidhjen e krizës, por shtojnë të bindur se nuk do të ketë më një marrëveshje Rama-Basha, por marrëveshje për gjithë popullin.

"Nuk duhet të jetë një marrëveshje Basha-Rama, por e politikës shqiptarë, por për një marrëveshje të qëndrueshme dhe jo vetëm për këto zgjedhje. Ne kemi folur, dhe i kërkojmë presidentit të vendit të organizojë tryezën, nuk mendoj se përcaktojmë ne kush është kryetari i PS, përfaqësuesit e forcave politike duhet të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje, dhe ky është qëndrimi ynë", u shpreh Fatmir Mediu.

Ndërsa Agron Duka i PAA tha se opozita së bashku me Bashën kanë një kërkesë, "të hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore, nëse e pranon Rama këtë, të garantoj unë që ulet Basha me Ramën".

https://politiko.al/sdo-marrim-pjese-ne-zgjedhje-aleatet-e-pd-prezantojne-platformen-per-marreveshjen-kushtetuese-me-12-pika/

Të fundit