Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Aleatët europianë të PD i bëjnë thirrje BE: të hapen negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Në një deklaratë për media Partitë Popullore Europiane (EPP) ku bën pjesë edhe Partia Demokratike, i bëjnë thirrje BE që të hapë negociata me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Politika e zgjerimit të BE ka qenë një nga mjetet më efikase të stabilietit dhe paqes në kontinent, thekson deklarata e cila i atribuohet Joseph Daul, Presidentit të PPE.
"Vendimi i ardhshëm nga shtetet anëtare nuk do të ndikojë vetëm stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit perëndimor, por edhe kontintetin e tërë. Është koha që të dërgojmë një sinjal të fortë dhe tu qëndrojmë detyrimeve tona për rajonin".
Sipas PPE Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpara në raport me kërkesat e hapjes së negociatave. Edhe pse mbetet ende shumë për të bërë hapja e negociatave është hapi i radhës i natyrshëm, thuhet po aty.