Flash News

KRYESORE

Aleatët kërkesë me shkrim Bashës: Të rikthehen senatorët e larguar

Aleatët kërkesë me shkrim Bashës: Të rikthehen

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se kryetari i PD, Lulzim Basha do të ketë nesër një takim në orën 14:00 me aleatët. në seli. Basha do të diskutojë me ta, pas propozimit për afrimin e të gjithë kontributeve ndër vite përfshi edhe të atyre të cilët u larguan prej lidershipit demokrat përmes listave për deputet.

Propozimi i partnerëve kryesor të lidershipit demokrat parashikon krijimin e dy organeve: senatit të intelektualëve dhe këshillit të ish zyrtareve. “Krijimi i Senatit të Opozitës. Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe afrimi i intelektualëve në emër te bashkëqeverisjes. Këshilli i ish-deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të Bashkive. Grup që do analizojnë punën e qeverisë dhe do bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkurruese, për pushtetin lokal dhe qendror”, thuhet në dokument.

Platforma synon edhe unifikimin e qëndrimit të opozitës në media. Prandaj propozohet koordinimi i qëndrimeve mediatike, në mënyrë të përditshme. Përcaktimi i një ose më shumë zëdhënësve të opozitës dhe krijimi i një faqeje zyrtare dhe rrjeteve sociale për opozitën me një mesazh politik dhe elektoral të miratuar nga kryetarët.

Të fundit