Flash News

KRYESORE

"Aleatët në ndihmë të njëri-tjetrit", SHBA dhuron komplete të tjera testesh për COVID në Shqipëri

"Aleatët në ndihmë të njëri-tjetrit", SHBA

USAID i ka dhuruar një tjetër komplet testesh Shqipërisë, për COVID-19.

ISHP dhe Spitalin Nënë Tereza kanë marrë nga SHBA gjithsej 32 mijë e 160 teste. Veç kompleteve të testeve, USAID ka dhuruar edhe një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shumë testeve dhe më shpejt.

”SHBA për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160. USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje”, shkruhet në njoftimin e USAID.

Ndërkohë, për këtë ndihmë ka reaguar dhe ambasadorja Yuri Kim e cila ka theksuar se aleatët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje.

”SHBA i dorëzoi më shumë kuti testesh COVID19 në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza këtë javë, për gjithsej 32.160 teste të dhuruara deri më tani + makinë nxjerrëse të automatizuar për të mundësuar më shumë teste më shpejt. Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje!”, shkruan Yuri Kim.

Të fundit