Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Aleatët tregojnë çfarë diskutuan në takimin me Bashën: Nuk bëjmë protestë për protestë
Kryedemokrati Lulzim Basha, ashtu siç qe njoftuar më herët, ka zhvilluar një takim sot me aleatët e tij.
Pas takimit, Dashamir Shehi, në emër të aleatëve deklaroi për median se do të vazhdojnë me protesta deri në gjetjen e një zgjidhje në të mirë të Shqipërisë.
Shehi tha se nuk bëjnë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës për vite me radhë.
“Nga denoncimi i këtyre fakteve që nuk është e nevojshme ta bëjmë më ne se e bën BILD, Rama ka hyzmeqar, nuk merret vet ai me blerjen e votave. Ne nuk heqim dorë as nga takimet me intelektualët dhe ndërkombëtarët, por aksi kryesor është protesta e rrugës. Do të vazhdojmë deri në fund, deri kur të gjendet një zgjedhje që e konsiderojmë finale, jo për ne, për PD e Bashën, por pozitive për Shqipërinë. Siç e shihni dhe vetë zgjedhje kështu nuk mund të bëhen. Nuk mund të administrohen me në krye zotin Rama. Ne nuk bëjmë protestë për protestë, por sepse po shkelen rregullat e lojës për vite me rradhë”, tha Shehi.
Më tej i pyetur nëse kanë një përgjigje nga presidenti, kryetari i LZHK tha, “Unë gjykoj që presidenti jonë në këtë mes është Basha dhe këta të tjerët”.