Flash News

KRYESORE

Aleati i Bashës tregon mëkatin e fundit të republikës së vjetër

Aleati i Bashës tregon mëkatin e fundit të republikës

Përmes një statusi në rrjetin social facebook Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka shkruan se, zgjedhja e Ilir Metës President i Republikës-mëkati i fundit i republikës së vjetër.

Ai shpjegon më tej se zgjedhja e Presidentit sipas Kushtetutës kalon në tre faza: E para, një fushatë paraprake që fillon me shpalljen e kandidatëve në garë, fazë të cilën nuk e patëm fare! 

E dyta, vazhdon me raundet për votim në Kuvend, të cilën nuk e patëm si mundësi në disa raunde. 

E treta, fokusohet në një periudhë tranzitore maturimi deri më 24 korrik të momentit të betimit në Kuvend; fazë që po vihet në pikëpyetje të madhe, nëse do ta kemi.

Statusi i plotë:

Zgjedhja e Ilir Metës President i Republikës-mëkati i fundit i republikës së vjetër!

Zgjedhja e Presidentit sipas Kushtetutës kalon në tre faza: 

E para, një fushatë paraprake që fillon me shpalljen e kandidatëve në garë, fazë të cilën nuk e patëm fare! 

E dyta, vazhdon me raundet për votim në Kuvend, të cilën nuk e patëm si mundësi në disa raunde. 

E treta, fokusohet në një periudhë tranzitore maturimi deri më 24 korrik të momentit të betimit në Kuvend; fazë që po vihet në pikëpyetje të madhe, nëse do ta kemi!

Pra, zgjedhja e Presidentit ka kaluar dhe po kalon një periudhe të errët institucionale, morale dhe legjitime. Periudha tranzitore e maturimit është kthyer nga Presidenti i votuar në Kuvend në një hendek të madh, për arsyen e përfshirjes së Presidentit të votuar në fushatën elektorale të ish-partisë së tij dhe akoma më e rëndë përfshirja në debatet politike dhe dekleratat provakotive, që cenojnë rëndë datën 24 korrik; si dita e maturimit të Presidentit të zgjedhur për t'u çertifikuar si President Kushtetues.

A do betohet Meta përballë një Kuvendi me deputetë të republikes së vjeter, apo do presë Kuvendin e ri me shumicë parlamentare të LSI-së?!

Këtë nuk mundem ta them sot, por as mundem të deklaroj nëse mund të jem në Kuvend më 24 korrik! Tranzicioni nga republika e vjeter tek Republika e Re kërkon vemendje dhe përgjegjesi të madhe. Ky proçes bëhet akoma më i komplikuar për faktin se Edi Rama është bërë me gjasa pjesë e këtij tranzicioni!

Unë shpresoj dhe dua të besoj se, Republika e Re do vendosë shumë standarde të reja për të gjithë; standarde ligjore, kushtetuese dhe morale. Gjykoj që standardet morale do të jenë një pengesë e fortë për Ilir Meten dhe shumë të tjerë në këtë periudhë tranzitore të 'artë'!

'Gongu' ka rënë për të gjithë, themeluesi i Republikës se Re, Lulzim Basha, po ngrihet çdo ditë e me tepër në lartësinë ligjore dhe morale të misionit dhe kauzës së tij; Edi Rama ka bërë një hap qe duhet përshëndetur; Ilir Meta ka mbetur në vendnumëro dhe mesa duken gjasat do vazhdojë të bëje hapa mbrapa!

Nëse nuk betohet më 24 korrik, nuk bëhet kurrë President, por parlamenti i ri në shtator zgjedh një tjetër.

Për ne të tjerët ky tranzicion është me i lehtë moralisht dhe psikoligjikisht!

Urime Republikës se Re!

Të fundit