Flash News

KRYESORE

Aleati i Bashës flet për daljen nga kriza: Loja duhet nisur nga fillimi

Aleati i Bashës flet për daljen nga kriza: Loja duhet nisur nga

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha në ‘Top Talk’ se  opozita ka fituar një status moral me mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ata që kanë thënë që procesin nuk do e lejojmë kanë bërë gabim, është gabim të thuash nuk do e lejojmë. Procesi moralisht ka rënë. Këta që janë kryebashkikaë sot janë disa njerëz të emëruar nga Edi Rama. Kemi rifituar një status moral, me të cilin ne pretendojmë se kjo lojë duhet të fillojë nga fillimi”, u shpreh Shehi.

Aleati i Lulzim Bashës deklaroi gjithashtu se opozita duhet t’u ofrojë shqiptarëve një platformë jo vetëm si dilet nga kjo krizë, por si do të jetë Shqipëria e së nesërmes.

“A ka më shpresë ky vend? A mund të rikuperohen zullumet që i janë bërë këtij vendi? A ka shpresë që të hyjmë në Evropë?”,- u shpreh Shehi. Shehi tha se me vendimin për të bojkotuar Parlamentin besimi i lëkundur i opozitës u rifitua.

Të fundit