Flash News

KRYESORE

Aleati i Bashës letër për portalin e kryeministrit: Shtatë këshilla për kokat e “nxehta” si zgjidhet kriza

Aleati i Bashës letër për portalin e kryeministrit: Shtatë

Nard Ndoka, kreu i PDK ironizon sërish letrat e kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të PD, ndërsa i drejton shtatë këshilla për zgjidhjen e krizës politike.

“Letër për portalin e KM!

Si zgjidhet kriza?

Këshilla për kokat e nxehta:

  1. Krijohen dy grupe negociatorësh (pozitë-opozitë), në nivel politik e teknik.

    2. Përafrohen qëndrimet politike të palëve.

    3. Data e zgjedhjeve, parlamentare dhe lokale, projekt për ndryshimet ligjore.

    4. Mandati i qeverisë kalimtare dhe detyrat.

    5. Reformat që do të kryhen në drejtësi, zgjedhore, territoriale, integrim dhe kudo tjetër, që gjykohet.

    6. Dorëheqja e Kryeministrit!

    7. Firmosja publike e marrëveshjes mes përfaqësuesve të lartë politik (pozitë-opozitë).

- Kaq, kriza u zgjidh!

Pushofshi në paqe, nëse vazhdoni më tej..!”, shkruan Ndoka.

Të fundit