Flash News

KRYESORE

Aleati i Bashës: Në qershor, priten zgjedhje të parakohshme  

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka gjykon se me sistemin e ri zgjedhor, qershorin e vitit 2020 do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

I ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, Duka tha se është pro një sistemi të ri zgjedhor ku të ketë edhe elementë mazhoritarë.

“Situata politike në Shqipëri është një situatë absurdi për gjendjen e parlamentit, gjendjen e pushtetit vendor etj. Kjo situatë ka sjellë një krizë politike që ka derivuar në krizë ekonomike. Gjendja ekonomike ku ne jemi sot duke pas parasysh edhe presionin e ndërkombëtarëve dhe opozitës. Unë jam për një sistem të ri zgjedhor ku të ketë edhe elementë mazhoritar ku mos të kemi diskutimi sot që sa vota ka Duka apo Gjuzi.

Gjykoj që me një sistem tjetër zgjedhor, mendoj që në qershorin e ardhshëm do kalojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Duka.

Të fundit