Flash News

KRYESORE

Aleati i Bashës për A2/CNN: Ja ministrat e të dy palëve për Qeverinë Tranzitore

Aleati i Bashës për A2/CNN: Ja ministrat e të dy palëve

Fatmir Mediun, kreu i Republikanëve, ka thënw në një intervistw për Televizonin A2/CNN se kryeministri Rama duhet të largohet si kre i qeverisë. Sipas tij, Rama nuk ka zbatuar asnjë pikë nga “kontrata me qytetarët”.  Mediu shton se palët politike duhet të ofrojnë sa më shpejt një zgjidhje të përkohshme, por edhe afatgjatë, në mënyrë që të shmanget përsëritja e problemeve të tilla dhe konflikti.

“Unë mendoj që duhet të bëjmë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndoshta pas gjashtë muajsh. Dhe këtë periudhë gjashtëmujore duhet të kemi një qeverisje që përbëhet nga figura që kanë pasur autoritetin për të kontestuar të keqen brenda forcës së tyre politike, por edhe që kanë qenë me një eksperiencë politike të vlefshme që mund të garantonin një marrëdhënie të qëndrueshme të të dy krahëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Mediu.

Mediu ka 'formuar' edhe Qeverinë Tranzitore duke dhënë një varg emrash që mund të jenë ministra.

"Arben Malaj, Arta Dade, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Besnik Mustafaj, Rexhep Uka, Myqerem Tafaj. Pra ka shumë autoritete të cilat besoj kanë frymën dhe interesin për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe i kanë shërbyer me sinqeritet interesave të vendit. Këta janë elementë që e tejkalojnë interesin e palëve. Përveç kësaj, mendoj që Shqipëria ka figura të rëndësishme nga bota akademike dhe intelektuale", i ka thënë Mediu A2/CNN.

Të fundit