Flash News

KRYESORE

Aleati i Edi Ramës njofton partitë e koalicionit: Zgjedhjet vendore mund të shtyhen

Kryetari i Partisë Ardhmëria Shqiptare, Emin Subashi që është pjesë e koalicionit të Partisë Socialiste shprehet se ekziston mundësia që zgjedhjet e 30 qershorit të shtyhen. Në grupit e Whats App-t të koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, ai shkruan se vendimi lidhet me interesat madhore të vendit, dhe “jo për qef të Metës dhe Lul Bashës”.

Ekziston arsyeja dhe mundësia për shtyrje të zgjedhjeve të 30 qershorit. Jo për qef të Metës dhe Lul Bashës, por interesa madhore të vendit. Mendoj se PS duhet të negociojë vetëm datën e zgjedhjeve dhe jo largimin e kryeministrit dhe krijimin e qeverisë teknike.

Opozitës së shkaterruar t’i jepet e vetmja mundësi që të futet në zgjedhje. Kjo të bëhët publike për gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Në rast se e konsiderojmë koalicion nënshkrimin e marrëveshjes, duhet të mblidhen me urgjencë partitë e koalicionit , të mos ndodhë ajo që ndodhi me Partinë e Unitetit Kombëtarë, që njoftohemi nga mediat”, shkruan ai.

Informacioni dhe qëndrimi i tij nuk ka gjetur mbështetjen nga Dhimitër Musiu, që është kryetar i Partisë Kristian Demokrate. Kryeministri Rama këmbënguli sot se zgjedhjet nuk do të shtyhen, ndërsa deputetja Rudina Hajdari ‘vuri bast’ se ata do të organizohen pas një muaj, pa dhënë më shumë detaje nëse ishte duke hamendësuar apo zotëronte informacione.

Të fundit