Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Aleati i PD-së i gatshëm të negociojë me Ramën, por me një kusht
Aleati i Bashës, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka deklaroi gjatë një interviste për Report tv se opozita është e gatshme që të negociojë me kryeministri Rama si kryetar i PS dhe jo si kryeministër.
"Për ne si opozitë është e rëndësishme që opozita të kthehet si një besim për qytetarët. Ne e diskutuam disa pika për të marrë përgjegjësi ndaj qytetarëve. Platforma ishte diskutimi i fundit kemi propozimet e tona, pati mirëkuptim, e shohim pozitiv këtë draft që ofron zgjidhje për krizën.
Ne ulemi me çdo faktor politik, ne nuk hyjmë me Ramën kryeministër por si kryetar i PS, po. Nuk duam të jemi pengesë por po jemi dakord për reformat integrim dhe detyrat që ka vendosur BE" tha ai.
Aleatë të tjerë të Bashës kanë pasur qëndrime të ndryshme kur janë pyetur për negociata me maxhorancën.
Agron Duka i qendron idesë së Bashës, kur thotë se opozita nuk negocion dhe nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër, ndërsa Fatmir Mediu është pro negociatave, por jo të drejtpërdrejta mes dy liderëve politikë Basha e Rama.