Aleati i PS zhdekreton 30 qershorin: Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve, por stabiliteti

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka zhvilluar një takim 30 minutësh me presidentin Ilir Meta, për datën e re të zgjedhjeve lokale. Milo, u shpreh se do të vijojë të jetë pjesë e koalicionit me PS, por shtoi se zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse.

“Zgjedhjet duhet të jenë gjithëpërfshirëse. Mua nuk më ndalon askush të shpreh opinionin tim. Nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve por stabiliteti”, deklaroi Milo për News 24.

Takimi i Milos u zhvillua pasi presidenti Meta priti disa nga aleatët e Partisë Demokratike. Dashamir Shehi u shpreh se patën biseda konstruktive me kreun e shtetit dhe se sot ‘hodhëm një hap të vogël por me rëndësi”, per situaten politike ne vend.

Presidenti Ilir Meta zhdekretoi zyrtarisht te marten daten e zgjedhjeve te 30 qershorit dhe pret qe palet politike te ulen ne diskutime per te caktuar nje date te re. Edi Rama kembengul se zgjedhjet do te mbahen me 30 qershor, ndersa opozita nuk ka vendosur ta bojkotoje procesin deri ne krijimin e nje qeverie tranzitore pa Edi Ramen.