Flash News

KRYESORE

Aleati i Ramës: Nga takimi i sotëm mund të dalë ‘tym i bardhë’

Aleati i Ramës: Nga takimi i sotëm mund të dalë ‘tym i

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ Paskal Milo u shpreh optimist se nga takimi i sotëm mund të dalë ‘tym i bardhë’ dhe palët mund të arrijnë në një zgjidhje për ngërçin politik, pasi janë tërhequr nga kërkesat ekstreme.

“Nuk kemi qenë optimistë, pasi palët nuk jepnin shenja për kompromis dhe vijon ende të ketë ndikimi faktori ndërkombëtar. Por këtë herë shanset janë rikthyer dhe të shpresojmë që sonte të ketë një marrëveshje. Rama dhe PS i janë rikthyer paketës së Mcallister. Mendoj se këmbëngulja e Ramës për 18 qershorin është një qëndrim taktik i tij. Nuk mendoj se Rama do këmbëngulë për 18 qershorin nëse ka një marrëveshje. Unë mendoj se palët sonte duhet të bien dakord dhe shpresoj të bien dakord që të paktën zgjedhjet të bëhen në korrik”­ tha Milo.

Të fundit