Flash News

KRYESORE

Aleatja e Ramës dhe Metës: Votat të mos i numërojnë PS dhe LSI, janë banda plaçkitëse

Aleatja e Ramës dhe Metës: Votat të mos i numërojnë PS

Deputetja e PDIU Mesila Doda është shprehur e revoltuar për partitë e mëdha lidhur me sistemin e administrimit të zgjedhjeve. Ajo tha në emisionin "Opinion" në Tv Klan se nuk pranon që votën e saj ta numëronte PS dhe LSI sepse këto parti janë dy banda të mëdha që plaçkisin njëra-tjetrën.

“Votën time nuk ka asnjë arsye pse të ma numëroj PS-ja dhe LSI-ja zoteri. Nuk ka asnjë arsye pse të vazhdoj të kontrollohet dhe janë dy banda që plaçkitin njëra- tjetrën dhe në një moment të caktuar kërkojnë akoma më shumë garanci”, tha Doda.

Ajo tha se partitë e vogla kanë kërkuar shtimin e numëruesve të tyre por kjo nuk është reazlizuar. “Kërkoj që të kem të njëjtin sistem administrimi në qendrat e votimit”.

Ndonëse PDIU është pjesë e mazhorancës dhe ka pranuar të hyjë në zgjedhjet e 18 qershorit, Doda tregon se ekziston një frikë e madhe për e vjedhjen e votave brenda aleatëve.

 

Të fundit