Flash News

KRYESORE

Aleksandër Biberaj jep detaje mbi skemën e përzgjedhjes së kandidatëve në PD

Aleksandër Biberaj jep detaje mbi skemën e përzgjedhjes së

Në studion e emisionit “Top Talk”, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj zbuloi skemën se si do të përzgjidhen kandidatët e Partisë Demokratike për zgjedhje, qoftë ato për deputetë apo për kryetarë bashkie.

Ai sqaroi se komisioni përzgjedhës do të përbëhet nga katër anëtarë dhe dy asistentë të tyre, ndërsa shtoi se anëtarët e komisionit nuk mund të ushtrojnë të drejtën të jenë kandidatë për shkak të konfliktit të interesit.

 “Do të jetë një komision i përbërë nga pesë personalitete, do të ketë dhe dy asistentë, nuk është formuar akoma. Personalitete mund të jenë prurje të reja por që kanë kontribute në jetën sociale, shoqërore, akademike patjetër. Mund të jenë edhe persona me kontribute në Partinë Demokratike. 

Duhet të kemi parasysh që këto personalitete që do të jenë pjesë e këtij komisioni nuk do të kandidohen, sepse në momentin që bëhet selektimi i kandidatëve ka konflikt interesi. Do të jetë një komision seleksionues për kandidatët e Partisë Demokratike”, tha Biberaj.

Ditari politik

Të fundit