Flash News

KRYESORE

Aleksandër Çipa: Këto janë tre betejat që ka fituar Partia Demokratike

Aleksandër Çipa: Këto janë tre betejat që ka fituar

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në emisionin "Tonight” thotë se Partia Demokratike ka fituar tri beteja në vitet e fundit.

Çipa ka veçuar ligjin e dekriminalizimit, rekrutimet në administratë dhe çështjen ‘Tahiri’, si tre betejat kryesore që PD ka fituar si parti opozitare.

“Ka një marrëdhënie shumë problematike politikani Tahiri me familjen partiake. Distancimi dhe natyrisht përjashtimi nga forumet e saj. Është një situatë vërtetë shumë interesante. Në një moment të caktuar, ne do të mësojmë se ekziston një 'brerje ndërgjegjie' brenda kësaj familje politike për raportin e përfaqësimit të tij me pushtetin që i besoi, me mandatin që administroi dhe me influencën politike që kishte brenda partisë. Një forcë politike kur është në një hartë administrimi 4 vjeçar ka një lloj detyrimi për të. Nga pikëpamje politike është betejë e fituar e PD. Tri beteja ka fituar. Betejën e parë, është dekriminalizimi, beteja e dytë është recenca për rekrutimet brenda administratës publike dhe beteja e tretë është për Tahirin”, tha Aleksandër Çipa.

Të fundit