Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Aleksandër Çipa: Minoriteti grek në Shqipëri, ndër pakicat me konstruktive në Evropën Juglindore
Gazetari Aleksandër Çipa e ka konsideruar minoritetin grek që jeton në Shqipëri si një ndër minoritetet më luajale dhe konstruktive në Evropën Juglindore. Duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bularat të Gjirokastrës, Çipa vlerësoi reagimin e politikanëve në Greqi dhe Shqipëri që kanë mbajtur të ulur tensionin.
“Minoriteti grek mund të konsiderohet një ndër pakicat më luajale dhe konstruktiviste që mund të ketë Evropa Juglindore. Kjo është një qasje qytetare në atë çfarë ekspozon minoriteti grek në Shqipëri”, deklaroi Çipa.
Çipa hodhi poshtë pretendimet se Kostandions Kaçifas u vra sepse kërkoi ngritjen e flamurit grek, pasi flamujt e shtetit fqinj ndodheshin kudo në fshatin e banuar nga minoritarët.