Flash News

KRYESORE

Aleksandër Çipa-Sali Berishës: Nëser mund të jesh ti në vendin e Saimir Tahirit

Aleksandër Çipa-Sali Berishës: Nëser mund të jesh ti

Gazetari Aleksandër Çipa në debatin me ish-kryeminitrin Sali Berisha në emisionin ‘Studio e Hapur’, ka kërkuar që çështja e Saimir Tahirit të dalë tani nga debati politik dhe t’i lihet aspektit penal. Por me këtë qëndrim nuk ishte dakord ish-kryeministri Berisha.

Gjatë debatit, Çipa iu drejtua Berishës duke i thënë se në të njëjtën situatë penale si Tahiri mund të jetë në të ardhmen edhe ai vetë. Gazetari i kujtoi ish-kryeministrit se përgjatë këtyre viteve në politikë, ndaj tij janë lëshuar shumë akuza.

Por Berisha ka mohuar që të ketë qenë ndonjëherë në kushtet e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe se nuk është akuzuar asnjëherë për përfshirje në trafik droge apo për bashkëpunim me trafikantët.

“Kurrë. Nuk më është bërë mua asnjë akuzë e tillë”, iu përgjigj Berisha gazetarit.

Sali Berisha tregon se nga ka rrjedhur audio-përgjimi i Xhafajt: U regjistrua me sukses të plotë...

“Agron Xhafaj dha 1.3 milion euro për të bllokuar Edi Ramën”

Të fundit