Flash News

KRYESORE

Aleksandër Vuçiç presidenti i ri i Serbisë, bën betimin në Kuvend

Aleksandër Vuçiç presidenti i ri i Serbisë, bën

Aleksandër Vuçiç ka bërë sot betimin në Kuvend si Presidenti i ri i Serbisë.

Vuçiç zëvëndëson në këtë detyrë Tomislav Nikoliç, por betimi i tij është pritur me protesta  nga opozitarët.

Fitorja e tij në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi Partia Progesive Serbe, që udhëhiqet nga Vuçiç fitoi zgjedhjet parlamentare.

Vuçiç ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.

 

 

Të fundit