Flash News

KRYESORE

Aleksis Tsipras për herë të tretë brenda një viti në Beograd; Vuçiç i shtron darkë private

Aleksis Tsipras për herë të tretë brenda një viti

Aleksis Tsipras e ka fituar garën me kolegun shqiptar, Edi Rama, për simpatinë e Aleksandar Vuçiç. Kur kanë kaluar vetëm dy javë nga takimi i kryeministrave të Greqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Rumanisë në Beograd, Tsipras ka udhëtuar sërish për në kryeqytetin serb.

Agjencia ‘IBNA’ raporton se familja Tsipras ka mbërritur të dielën në Serbi për të kaluar atje festën e Krishtlindjeve. Ftesa private i ishte dërguar kryeministrit grek nga presidenti Vuçiç.

Burime nga diplomacia serbe kanë deklaruar se kjo vizitë tregon marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis dy lidërve.

Vizitën e parë zyrtare në Beograd, Tsipras e zhvilloi më 31 janar të 2017-ës, ndërsa përveç takimeve në Serbi, ata u mblodhën së bashku me kryeministrat e Bullgarisë dhe Rumanisë në qytetin e Varnës, në muajin tetor të këtij viti.

Denoncimi i diplomatit: Vuçiç kërcënoi nga Moska me konflikte të reja. Heshtje nga Prishtina, Tirana dhe Brukseli

Të fundit