Flash News

KRYESORE

Alergjitë pranverore, çfarë duhet të bëjmë?

Alergjitë pranverore, çfarë duhet të bëjmë?

Ardhja e pranverës shoqërohet me disa shqetësime shëndetësore dhe një ndër këto probleme është dhe alergjia. Sipas ekspertëve, 1 në 4 njerëz në të gjithë botën rezulton me alergji apo astmë, ndërsa në vendin tonë këto simpoma prekin 5-7% të popullatës. Lidhur me këtë problematikë, gazeta “Shëndet+” iu drejtua mjekes Alkerta Ibranji, alergologe – imunologe klinike.

Por pse shfaqet më shumë në pranverë ?

Riniti alergjik sezonal ose stinor lidhet më shumë me polenet, të cilat gjenden në ajër në periudhën e fillim pranverës deri në verën e vonshme. Shkaktarët më të zakonshëm janë polenet e barërave, shkurreve, pemëve, si dhe sporet e myqeve që shtohen në ajër nga rritja e temperaturës së ajrit. 

Shenjat:

  • bllokimi i hundëve;
  • rrjedhje të sekrecioneve të ujshmë nga hundët;
  • teshtima të njëpasnjëshme të cilat lodhin shumë pacientin;
  • lotim i shtuar dhe skuqje e syve;
  • të kruara të syve, hundës, veshëve nga brenda dhe jo rrallë edhe kruarje të qiellzës së gojës.

Çfarë duhet të bëjmë?

“Mos u vetëmjekoni”. Është shumë e rëndësishme gjetja e shkaktarit të rinitit alergjik dhe, përveç konsultës me alergologun, nuk ju ndihmon askush tjetër ashtu siç duhet. Hapi i parë është identifikimi i alergenit përgjegjës për simptomat dhe më pas ndërtimi i një plani ndjekjeje së bashku më pacientin. Një konsultë me specialistin është shumë e rëndësishme për parandalimin e një astme të mundshme.

Të fundit