Flash News

KRYESORE

Alex njësoj si të gjithë prindërit, hap profil të rremë në Instagram që të kontrollojë vajzat

Alex Rodriguez, i fejuari i Jennifer Lopez, është baba i dy vajzave, Natasha dhe Ella. Alex është shumë i lidhur e vajzat dhe shumë i kujdesshëm ndaj tyre.

Së fundmi, Alex ka treguar se ka hapur llogari të rreme në Instagram, për të kontrolluar vajzat e tij. Siç e dimë, adoleshenca është një moshë shumë delikate dhe Alex siç duket ka rritur kontrollin ndaj vajzave të tij.

Alex ka shpjeguar se vajzat nuk duan që ta ndjekin nga profili i tij, prandaj ai është detyruar që të krijojë një tjetër me identitet të rremë. Gjithashtu ai ka treguar se vajzat ja kontrollojnë shpesh llogarinë e tij dhe nëse nuk ju pëlqen diçka që poston, menjëherë i kërkojnë që ta fshijë. Alex ka shtuar se ka një listë të gjatë me gjëra që i turpërojnë Natashan dhe Ellan me veprimet që ai bën dhe se përpara se të publikojë diçka në rrjete sociale gjithmonë kërkon aprovimin e tyre.

Alex edhe pse nuk jeton me mamanë e tyre, Cynithia Scurtis, ai ka marrëdhënie shumë të ngushta me vajzat e tij. Po ashtu, vajzat kanë një marrëdhënie të tillë edhe me binjakët e Jennifer Lopez dhe me vetë këngëtaren po ashtu.

Të fundit