Flash News

KRYESORE

Alexis Papahelas: Marrëdhëniet greko-shqiptare nuk duhet të jenë në krye të axhendës së Athinës

Alexis Papahelas: Marrëdhëniet greko-shqiptare nuk duhet të

Gazetari grek, Alexis Papahelas, i cili një vit më parë zhvilloi një intervistë me kryeministrin Edi Rama, shprehet se marrëdhëniet greko-shqiptare apo çështja e emrit të Maqedonisë, nuk duhet të jenë në krye të axhendës diplomatike të Athinës.

Në një shkrim të publikuar në ‘Kathimerini’, Papahelas thekson se kërcënimi më i madh strategjik i Greqisë mbetet Turqia.

“Me gjithë respektin për Shqipërinë, duket se, pavarësisht disa gjeste të pamatura dhe provokative të bëra nga Tirana, ka një bazë të përbashkët për të arritur zgjidhje për problemet që kanë qenë rrotull për dekada. As çështja e Shkupit, as bisedimet me Shqipërinë nuk do të jenë të lehta të zhvillohen. Kjo do të thotë se është koha të vendosim se çfarë duam”, shkruan Papahelas, duke kërkuar që Athina të mos qëndrojë më në qoshe të ringut.  

Gazetari grek rikthehet sërish te Ankarja kur shkruan se “Turqia po bëhet gjithnjë e më e vështirë të parashikohet e të kuptohet, dhe strategjia asimetrike midis dy fqinjve të Egjeut po rritet. Athina duhet të jetë e qartë dhe të ketë një plan të mirë për t’u përballur me sfidat në vitet që vijnë”.

Të fundit