KRYESORE

Alfred Lela nis program të ri televiziv në Rtv Ora, vjen me “PolitikOn”  

Alfred Lela nis program të ri televiziv në Rtv Ora, vjen me

Gazetari Alfred Lela është afrimi më i ri i RTV Ora.

Duke nisur nga 28 shtatori, Lela do të drejtojë emisionin e titulluar “PolitikOn” në televizionin Ora, detaje që i ndau në emisionin “Tempora” të Sonila Meços, i prezantuar edhe nga drejtoresha e programacionit në RTV Ora, Brisida Shehaj.

“Lela është risia e programacionit në RTV me shpresën që fryma e këtij televizioni e të vërtetës do të vazhdojë edhe më fort”, tha Brisida Shehaj.

“Faleminderit. Mirë se ju gjeta! Këtë të hënë, më 28. Të hënë dhe të enjte, çdo javë. Shpresoj shumë që të zgjasë”, shtoi Lela.

I pyetur nga Meço se, pse zgjodhi RTV Ora pikërisht në një kohë sekuestrosh dhe sulmesh ndaj presidentit të saj, Alfred Lela u përgjigj: “Mua kjo më tërhoqi. Pozicioni i pafavorshëm në dukje i Orës dhe presidentit të saj, ardhja në një kohë të persekutimit të pushtetit. Unë jam një prej tyre, para pak muajsh më ka prekur vetë ky persekutim. Kështu që në këtë pikë jemi të ngjashëm dhe dua të ndaj një udhëtim me të ngjashmit. Kjo ishte”.

Nga ana tjetër, gazetari Artur Zheji largohet për arsye shëndetësore, sqaroi Shehaj.

“Artur Zheji për arsye shëndetësore e kishte të pamundur të vijonte emisionin e tij opozitar. Çdo të hënë dhe të enjte, ora 21:00, do të kemi Lelën me “Politiko””, u shpreh drejtoresha e programacionit.

Ditari politik

Të fundit