Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela për Zërin e Amerikës: “Shembja e Teatrit Kombëtar ishte e padenjë dhe e padrejtë. Nuk ka drejtësi, as transparencë”
Gazetari dhe analisti i njohur Alfred Lela u ndalua sot nga policia në afërsi të Teatrit Kombëtar, ku shkoi me biçikletë nga zyra për të parë ngjarjet nga afër.
Në një prononcim për Zërin e Amerikës, Lela tregon për situatën në të cilën u gjend papritur, sjelljen e policëve dhe dhunën e ushtruar deri në momentin e transferimit në komisariat.
Ndër të tjera Lela tregon se hoqi dorë nga vetëmbrojtja si gazetar dhe e provoi përvojën si një qytetar.
“Në zonën midis ministrisë së financave dhe asaj të brendshme u bëra dëshmitar i një ngjarje, ku një zonjë po i fliste një oficeri policie nga një largësi prej disa metrash jashtë rrethimit të zonës së sigurisë. “Si nuk ju vjen keq? Pse e bëni këtë?” - tha zoti Lela.
Aty një grup policesh femra, tregon ai, shkuan dhe e morën zonjën gjysmë zvarrë, e futën brenda rrethimit për ta arrestuar.
“Aty unë lashë mënjanë për një çast detyrën e gazetarit, u bëra njeri i zakonshëm dhe ju thashë policeve: “Po e arrestoni pa të drejtë, dhuna juaj nuk ka kuptim, se zonja nuk bëri asgjë. Po shkelni policimin korrekt” - shtoi zoti Lela.
Ai nuk arriti të mbaronte fjalinë, sepse 3-4 policë të tjerë i shkuan nga pas shpine e morën dhe e lidhën.
“Jam goditur disa herë me shkelma nga afër në trup dhe në kokë ndërkohë që ma vendosën fytyrën mbi asfalt. Ky qëndrim zgjati shumë, sepse nuk po gjenin dot pranga, kishin mbaruar prangat dhe po kërkonin pranga përmes radiove të njëri tjetrit” - tha zoti Lela.
Ai ka ende një një shenjë të kuqe në faqe prej asfaltit, ndërkohë që mori edhe 4-5 goditje në kokë.
Nga mbajtja e kokës mbi asfalt prej oficerëve të forcave operacionale me kapucë të zinj Lela ka edhe një dhembje të qafës dhe shembje të pjesës së pasme të kurrizit, që mbetet për t’u vizituar nga mjekët.
Ai tregon se si për shumë minuta të tjera policët e mbajtën përpara Teatrit Kombëtar, i cili po shembej, sepse nuk po vendosnin dot ku duhej ta dërgonin. Komunikonin me radio: “Ku ta çojmë? Nuk e di. Si t’ia bëjmë”, shtoi Lela, pastaj kërkuan një makinë dhe e shoqëruan me këmbë nga Teatri deri te një qendër tregtare përballë Akademisë së Shkencave.
“Unë nuk u thashë se jam gazetar, por ata e dinin shumë mirë se kishin vënë një gazetar nën vete. Nuk është e lehtë të mbash gjunjët e 7 policëve mbi shpinë. Hoqa dorë nga vetëmbrojtja si gazetar dhe mendova ta provoj deri në fund si qytetar këtë përvojë. Nuk u ankova asnjë çast dhe gjoja se nuk e dinin emrin dhe profesionin tim, vetëm kur më çuan te makina më pyetën si e ke emrin. Nuk u përgjigja asnjëherë” - tha gazetari Lela.
Por pasi e futën në makinë dhe në komisariat, policët u transformuan duke i thirrur “Zoti Lela, zoti gazetar, zoti analist”.
“Ata dinin të ishin etikë për një orë e gjysmë nëpër zyra, por në shesh nuk e bënë as me mua dhe as me të tjerët” - tha gazetari Lela.
Ai ironizoi lajmet e ditëve të pandemisë duke thënë se ishte “lajmi i mirë” që sot është dita e parë kur Shqipëria ka më shumë të arrestuar nga policia se sa të infektuar nga Covidi. “Natyrisht që është një lajm shumë i keq, sepse arrestimet u bënë për protestën në mbrojtje të një monumenti kulture, pjesë e një trashëgimie të përbashkët kombëtare. Këto arrestime janë një lloj vdekje dhe pandemie e shoqërisë demokratike” - tha zoti Lela.
Ai tha se ngjarja e vërtetë ishte shembja e Teatrit Kombëtar, jo arrestimi i tij. Arrestimet, tha ai, janë një lloj koronavirusi në trupin e demokracisë. “Janë 37 arrestime, që njoftoi policia, e ndërkohë po bëhen edhe shumë arrestime të tjera në disa rrugë e sheshe. Kjo nuk është pamja që duam të shohim te vetja jonë gjatë rrugëtimit drejt BE-së” - shtoi zoti Lelo.
Ai theksoi se Shqipëria ka një qeveri të supozuar se është zgjedhur demokratikisht dhe jo një pushtues.
“Fakti që shembja e Teatrit Kombëtar kryhet pa ardhur agimi, në një kohë hajdutëshe dhe tinëzash, në një kohë pandemie, kur lëvizja e njerëzve është e pamundur dhe e limituar lëvizja, protesta, grumbullimi, kjo tregon se ka diçka për të cilën ata që veprojnë kështu nuk janë të sigurtë” - thotë analisti Lela.
Ai kujtoi se institucione prestigjoze ndërkombëtare janë kundër shembjes, dhe folën deri ditën e fundit.
“Teatri Kombëtar i Shqipërisë u fut në galerinë e pasurive të rrezikuara nga Europa Nostra. Janë reagimet e komisioneres për kulturën në Parlamentin Europian, po ashtu reagime edhe nga individë dhe organizata të tjera. Problemi u dërgua në Gjykatën Kushtetuese, por zyrtarët kanë edhe ngutin që të mos presin Gjykatën Kushtetuese, të paktën sa të dëgjonim fjalën e parë të një institucioni të ri të drejtësisë as reformës” - tha zoti Lela.
Ndaj sipas tij, të gjitha shenjat dhe dëshmitë të çojnë tek dyshimet e hedhura, që qarkullojnë prej kohësh.
“Ishte një gjë e padenjë, e padrejtë, që nuk duhej bërë. Nuk kemi as transparencë, as drejtësi, as dhënie kohe, as dëgjim të miqve ndërkombëtarë, as pritje të institucioneve të larta të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, sa për të dëgjuar të paktën a është apo jo kushtetues ky hap. Duke i përsëritur të gjitha këto shpesh, dhe megjithatë gjithçka na u shemb para syve” - theksoi zoti Lela./ Zëri i Amerikës
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38