Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Alfred Moisiu bën përgjegjëse palët: Po kthehemi pas si në vitin 1991, politikanët tanë të paaftë
Ish-presidenti Alfred Moisiu tha se situata politike në Shqipëri i ngjan asaj të vitit 1991. Sipas Moisiut përgjegjëse për situatën është klasa politike
“Për këtë ka përgjegjësi e gjithë klasa politike shqiptare. Po ekspozojmë një pjesë të keqe të shoqërisë shqiptare. Kriza është artificiale, mirëpo ndikimi është real. Po kthehemi pas si në vitin 1991”, tha Moisiu.
Moisiu theksoi se nëse do të shtyhej 30 qershori do i hapej rruga një precedenti të rrezikshëm.
“Nëse shtyhet data 30 qershor si datë për zgjedhje, i hapet rrugë një precedenti të rrezikshëm. Kudo ka probleme në zgjedhje. Opozita nuk duhet të tërhiqet, por të luftojë politikisht. Nuk duhet të lëvizte 30 qershori, pasi do të kishte precedent. Kjo situatë ka ndodhur edhe më 2017, mblodha partitë dhe në fund u arrit vendimi. Në orën 24..00 u firmos marrëveshja mes forcave politike parlamentare. Kur isha president, unë arrita të bind palët politike. I kërkova ndryshime në atë kohë Kuvendit”, deklaroi Moisiu.
Me theksin se përgjegjësinë e kanë politikanët tanë, Moisiu tha se ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë.
“Kishte kohë dhe nuk e kuptoj pse nuk janë mbledhur për 4 muaj. Kjo situatë është e çmendur. Nuk mundet dhe nuk duhet të kishin arritur në këtë ditë. Kjo situatë aspak nuk duhej lejuar, as nga maxhoranca, as nga opozita.
Nuk bën keq ndërkombëtarët që nuk ndërhynë. Këto gjërat duhet të zgjidhen vetë. Kjo tregoi se klasa politike jonë është e paaftë.”-deklaroi Alfred Moisiu.