Flash News

KRYESORE

Alfred Moisiu: Edi Rama, kryeministri më i mirë i Shqipërisë

Alfred Moisiu: Edi Rama, kryeministri më i mirë i Shqipërisë

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka zgjedhur Edi Ramën si kryeministrin më të mirë të vendit, pas viteve 90’.

I ftuar në emisionin “Studio e hapur” në “News24”, Moisiu argumentoi se deri më tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama e ka qeverisur mirë vendin. Por ndërkaq, ai nuk ka kursyer as kritikat, ndërkohë që është ndalur konkretisht tek procesi i llogaridhënies publike, në dëgjesat e organizuara me qytetarët.

“Është e vështirë sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme.Mund të them se kjo mazhorancë ka punuar mirë. por ka edhe kjo shumë të meta. Për shembull procesi i llogaridhënies është gjë shumë e mirë, por kam frikë se mos është shumë formale. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin. Por për mua Rama deri më tani është kryeministri më i mirë”, u shpreh ish-presidenti Alfred Moisiu.

Të fundit