Flash News

KRYESORE

Algjerianët ia arrijnë qëllimit, presidenti dorëhiqet nga rikandidimi pas protestave masive

Algjerianët ia arrijnë qëllimit, presidenti dorëhiqet nga

Pas tre javë protestash në të gjithë vendin, Abdelaziz Bouteflika ka njoftuar se nuk do të rikandidojë për president të Algjerisë. 82 vjeçari, që ndodhet edhe në kushte të vështira shëndetësore, ka njoftuar se nuk do të kërkojë një mandat të pestë në krye të shtetit.

Bouteflika erdhi në pushtet 20 vite më parë, në shtetin me sipërfaqen më të madhe në Afrikë, ndërkohë që arriti t’i shpëtonte 8 vite më parë ‘Pranverës Arabe’, që rrëzoi shumë drejtues në shtetet e Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme.

Protestat shpërthyen në kryeqytetin Algjer për t’u shpërndarë menjëherë në qytetet kryesore të vendit. Studentë, pedagogë, juristë dhe punëtorë u ngritën në demonstrata për të kërkuar largimin e Abdelaziz Bouteflika dhe krijimin e një qeverie që do të luftojë korrupsionin që është gjithnjë e në rritje.

Algjeria është shteti i tretë në Afrikë për rezervat e naftës dhe gazit, si dhe i dhjeti në të gjithë botën.

Të fundit