Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Alibaba investon 13 miliardë euro në inteligjencën artificiale
Gjiganti kinez i tregtisë në internet, “Alibaba” njoftoi sot se do të investojë rreth 13 miliardë euro në kërkim, kryesisht për të rritur teknologjitë e tij të inteligjencës artificiale, thelbësore për të vazhduar të dominojë një sektor shumë konkurent.
Kompania do të shpenzojë këtë shumë për tre vite në aktivitetet e saj të kërkimit dhe zhvillimit dhe do të ngrejë shtatë laboratorë të rinj në të gjithë botën, njoftoi drejtori i teknologjisë, Jeff Zhang gjatë një forumi mbi informatikën, sipas kompanisë.
“Fushat e studimit do të prekin trajtimin e të dhënave, objektet e lidhura (…) ndërveprimet mes njerëzve dhe makinave”, shpjegoi “Alibaba” në një komunikatë.
Kjo do t’i mundësojë kësaj kompanie që të qëndrojë në garën e teknologjive mbi inteligjencën artificiale, ku gjigantë të tjerë kinezë të internetit, duke filluar nga “Baidu” dhe “Tencent”, investojmë shuma kolosale.