Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Alibeaj i përgjigjet letrës së Ramës: Do mbrojë karrigen si garanci për milionat e krimit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur letrës së publikuar sot nga kryeministri Edi Rama, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ai e akuzon kreun e Qeverisë se po kërkon me çdo kusht, të mbrojë karrigen e tij si garanci për të mbrojtur milionat e krimit dhe korrupsionit.
“Kur prisja ndonjë reagim për vitet e burgut që duhet të bëjë Vangjush Dako, Damjan Gjiknuri, Pjerin Ndreu e dhjetra zyrtarë të tjerë të kapur në shitblerje votash, pashë një letër mediokre, të turpshme, të Edi Ramës që kërkon me çdo kusht dhe çdo çmim, të mbrojë karrigen e tij si garanci për të mbrojtur milionat e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Alibeaj.
Sipas Alibeajt, ka mbaruar koha kur Rama gjunëzonte popullin me persione dhe shantazhe.
Reagimi i plotë i Enkelejd Alibeajt
Ndërsa po shihja nëpër rrjetet sociale, se cili nga qeveria ka shkuar në Korçë, për t’iu gjendur pranë banorëve që po kalojnë momente ferri nga tërmeti që goditi këtë zonë,
Kur prisja ndonjë reagim për megaaferën e rrugës Milot-Balldren, që do të marrë nga xhepat e shqiptarëve, plot 16 milion euro për km,
Kur po prisja një plan pune për lajmin mbi dështimet e qeverisë që sollën vendimin e tmerrshëm që erdhi nga Holanda për rikthimin e vizave,
Kur prisja ndonjë sqarim për shembjen e tunelit në rrugën e Arbërit
Kur prisja ndonjë reagim për kriminelët që ka përfshirë në listat e kandidatëve me të cilët po shantazhon shqiptarët me zgjedhje të parablera,
Kur prisja ndonjë reagim për vitet e burgut që duhet të bëjë Vangjush Dako, Damjan Gjiknuri, Pjerin Ndreu e dhjetra zyrtarë të tjerë të kapur në shitblerje votash, pashë një letër mediokre, të turpshme, të Edi Ramës që kërkon me çdo kusht dhe çdo çmim, të mbrojë karrigen e tij si garanci për të mbrojtur milionat e krimit dhe korrupsionit.
Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë.
Kjo kohë ka mbaruar.
Populli është në këmbë, kundër pushtetit të ardhur nga krimi e nga vota e blera për të vjedhur e grabitur Shqipërine.
Nesër ora 19.00 së bashku para Kryeministrisë për Shqipëria si Europa.