Alibeaj i shqetësuar pas atentatit: Vendi i është dorëzuar krimit pa kushte

Ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi pas atentatit të prokurorit të Durrësit në Shkozet, se vendi i është dorëzuar krimit. Ai shpreh shqetësimin se ndryshe nga herët e tjera,  sot u godit një pjesë e shtetit.

“Në këtë vend territori i është dorëzuar krimit pa asnjë kusht, madje më keq që sot krimi ka marrë guximin të godasë dhe një pjesë të shtetit. Situatë që nuk ka ndodhur më parë dhe ky është një tjetër alarm”, tha Alibeaj në Abcnews.

Ai më pas u ndal te përplasja midis prokurorit Arjan Ndoj dhe qeverisë shqiptare.

“Si ndjehen sot shqiptarët? Gjithë ankth, gjithë makth. Kur bëhet therror edhe një pjesë e shtetit mendo ca sigurie ka për njerëzit e tjerë. Ky vend është zhytur në krim. Jemi në mëshirë të fatit të keq të kriminelëve” u shpreh Alibeaj.